• e hënë, 23 dhjetor 2024

Sveçla: Në njërën nga automjetet e sulmit të djeshëm në veri të Kosovës janë gjetur dokumente të nënkryetarit të Listës Srpska, Radojiçiq

Sveçla: Në njërën nga automjetet e sulmit të djeshëm në veri të Kosovës janë gjetur dokumente të nënkryetarit të Listës Srpska, Radojiçiq

Prishtinë, 25 shtator 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, deklaroi se në njërën nga automjetet që është përdorur në sulmin e djeshëm ndaj policisë së Kosovës në veri të vendit, kishte dokumente të nënkryetarit të partisë më të madhe të serbëve të Kosovës, Lista Srpska, Milan Radojiçiq, i cili është në listën e zezë të SHBA-së, si dhe i dyshuar për vrasjen e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq.

Në një konferencë për shtyp, Svelça tha se ky dokument është gjetur në një nga veturat e konfiskuara në aksionin e zhvilluar në Zveçan, kundër grupit terrorist.

Sveçla ka thënë se kjo dëshmon lidhjen apo pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të Radojiçiqit në sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës dje në orët e para të mëngjesit, ku u vra polici Afrim Bunjaku

"Kemi gjetur dokumente të kriminelit Milan Radojiçiq që dëshmojnë pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë në këtë aksion. Ai është nënkryetari i Listës Srpska, e tashmë e dimë që Lista Serbe është ngushtë e bashkërenduar me Vuçiqin. Harta e këtij plani është më e qartë se kurrë. Nga kjo sasi e madhe e armatimit kuptohet se ka pasur plan të përfshirjes së qindra personave për destabilzimin e rajonit”, ka thënë ai. mb/

 

QËNDRONI TË LIDHUR