• e hënë, 23 dhjetor 2024

Sveçla: Gjashtë sulmues ndaj Policisë së Kosovës po trajtohen në Novi Pazar, Serbia t'ia dorëzojë Kosovës

Sveçla: Gjashtë sulmues ndaj Policisë së Kosovës po trajtohen në Novi Pazar, Serbia t'ia dorëzojë Kosovës

Prishtinë, 25 shtator 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla deklaroi se ka informata se gjashtë anëtarët e plagosur të grupit, i cili dje ka kryer sulm ndaj policisë së Kosovës në veri të vendit, po trajtohen në një spital në Novi Pazar në Serbi, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Në konferencën e sotme për shtyp me rastin e sulmit të djeshëm në fshatin Banjskë, në Zveçan, ku është vrarë një polic i Kosovës dhe të paktën tre sulmues, të cilin Prishtina zyrtare e cilësoi terrorist, Sveçla kërkoi nga Serbia t'i dorëzojë të lënduarit, si dhe të gjithë pjesëtarët tjerë të grupit prej mbi 30-të personave, të cilët pas aksionit të Policisë së Kosovës kanë ikur në shtetin fqinj.

"Sipas informatave të deritanishme, gjashtë terroristët e plagosur po trajtohen në spitalin në Novi Pazar dhe kërkojmë nga Serbia që të njëjtit menjlherë t'i dorëzohen autoriteteve në Kosovë, me qëllim që të përgjigjen para drejtësisë për vepra terroriste. Po ashtu, kërkojmë nga Sebia të na dorëzojë çdo pjesëtar të grupit, i cili arriti të ikë në Serbi", tha Sveçla. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR