• e hënë, 23 dhjetor 2024

Suspendohet deputeti britanik që akuzohet se ka shikuar pornografi në Parlament

Suspendohet deputeti britanik që akuzohet se ka shikuar pornografi në Parlament
Londër, 29 prill 2022 (MIA) - Deputeti konservator britanik Nil Perish është suspenduar nga partia pas hetimit se kinse ka shikuar pornografi në telefon në hapësirat për debat në Dhomën e Poshtme të Parlamentit. Deputeti 65-vjeçar vet ishte paraqitur në komisionin parlamentar përgjegjës për çështjet për sjelljen e deputetëve, deklaroi zëdhënësi i shefit të konservatorëve në parlament, Kris Hiton - Haris. "Një grup i konservatorëve e suspenduan Parish derisa priten përfundimet e hetimit". Partia Konservatore Britanike e kryeministrit Boris Xhonson nisi një hetim të mërkurën pasi një deputet akuzoi Parishin për shikimin e përmbajtjeve pornografike në Parlament. Parishi në atë kohë nuk ishte publikisht i emëruar. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR