• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Supertajfuni Ragasa arriti drejt Hong-Kongut, në Tajvan la 14 të vdekur dhe mbi 100 të zhdukur

Supertajfuni Ragasa arriti drejt Hong-Kongut, në Tajvan la 14 të vdekur dhe mbi 100 të zhdukur

Hong-Kong, 24 shtator 2025 (MIA) - Supertajfuni Ragasa, cikloni më i fuqishëm tropik në botë këtë vit, sot e goditi Hong-Kongun me erëra me fuqi të uraganit dhe vërshime të përnjëhershme, ndërsa reshjet e tij të rrëmbyeshme në tajvan shkaktuan vdekjen e së paku 14 personave.

Në Hong-Kong, rrugët janë të zbrazëta, sepse autoritetet i paralajmëruan banorët të qëndrojnë në shtëpitë e veta. Disa pjesë të bregut lindor dhe atij jugor të qendrës financiare aziatike janë të vërshuara.

Pritet që supertajfuni ta ruajë intensiteton e vet në rrugën drejt brigjeve të krahinës kineze Guangdong, ku jetojnë mbi 125 milionë njerëz. Autoritetet e Guangdongut evakuuan mbi 770.000 njerëz, kumtoi radiodifuzeri shtetëror CCTV.

Ragasa para dy ditëve e shkatërroi veriun e Filipineve, ndërsa dje Tajvanin. Në qarkun Hulanien, në pjesën lindore të ishullit dje jetën e humbën 14 persona, ndërsa mbi 100 konsiderohen të zhdukur, kumtoi shërbimi zjarrfikës.

Autoritetet paralajmëruan për rritje të nivelit të detit, krahasuar me tajfunin Hato në vitin 2017 dhe tajfunin Manghut në vitin 2018. Të dy tajfunët shkaktuan dëm prej disa miliarda dollarëve. ab/

Foto:ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR