• e hënë, 23 dhjetor 2024

Suniog në fund të mandatit: Dua ta shoh Kosovën që të vazhdojë rrugën e saj drejt BE-së

Suniog në fund të mandatit: Dua ta shoh Kosovën që të vazhdojë rrugën e saj drejt BE-së

Prishtinë, 10 korrik 2024 (MIA) - Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Suniog, mandati i të cilit është në përfundim, deklaroi se dëshiron që Kosova të përparojë në rrugën drejt Bashkimit Evropian, njofton korrespodenti i MIA-s nga Prishtina.

Përmes një postimi në faqen e tij në platformën "X", Suniog ka falënderuar popullin e Kosovës për mikpritjen dhe ka thënë se e ardhmja e Evropës është në duart e tyre.

"Ashtu siç është mbyllja e këtij kapitulli për mua, dëshiroj ta shoh Kosovën të vazhdojë rrugën e saj drejt BE-së, duke bërë ndryshimet dhe zgjedhjet e nevojshme për një Kosovë evropiane. E ardhmja evropiane e Kosovës është në duart e popullit të Kosovës, të cilin dua ta falënderoj që më priti me dashamirësi dhe mikpritje", ka shkruar Suniog.

Ambasadori i BE-së në Kosovë mbrëmë ka organizuar takim lamtumirës me përfaqësues të institucioneve të Kosovës, me rastin e përfundimit të mandatit të tij katërvjeçar.

Ndër ngjarjet më të rëndësishme për shtetin e Kosovës, gjatë periudhës kur ishte duke kryer detyrën e tij ambasador, Suniog përmendi liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Ai deklaroi se pas kësaj është ndjerë i lehtësuar, pasi siç tha ai, "regjimin e vizave e ka ndjerë si barrë gjatë viteve që ka kaluar në Kosovë".

Në fjalën e tij të lamtumirës ​​Suniog theksoi se udhëtimet turistike në Bashkimin Evropian janë vetëm një pjesë e shumë përfitimeve të tjera që ofron BE.

Ai ka theksuar se "asgjë nuk e pengon Kosovën të jetojë çdo ditë ëndrrën për BE-në" dhe të bëjë ndryshimet dhe zgjedhjet e nevojshme për shtet evropian.

"Mund të mendoni se ne nuk sillemi me ju drejt, se jemi të ngadaltë dhe burokratikë. Ju mund të gjeni të tjerë për të treguar gishtin. Megjithatë, asnjë nga këto nuk duhet të jetë një justifikim. E ardhmja juaj evropiane është në duart tuaja dhe ne jemi këtu për t'ju dërguar drejt suksesit. Për shkak të kësaj, ju duhet ta bëni këtë vetë. Asgjë nuk e ndalon Kosovën të jetojë çdo ditë ëndrën e BE-së. Asgjë nuk ju pengon të bëni ndryshimet dhe zgjedhjet e nevojshme për një Kosovë evropiane. Disa nga këto zgjidhje mund të jenë të vështira ose të pakëndshme, por ato patjetër duhet të bëhen. Prandaj, jam i bindur se kur të kthehem për në vizitë, do të shoh më shumë nga BE-ja pikërisht këtu në Kosovë", tha Suniog. rq/

QËNDRONI TË LIDHUR