• e mërkurë, 03 korrik 2024

SunExpress do të fluturojë për në Izmir dhe Antalia edhe në orarin e fluturimeve gjatë dimrit nga aeroporti i Shkupit

SunExpress do të fluturojë për në Izmir dhe Antalia edhe në orarin e fluturimeve gjatë dimrit nga aeroporti i Shkupit

Shkup, 22 shtator 2023 (MIA) - Me fillimin e sezonit të vjeshtës 2023/2024, kompania ajrore për udhëtime rekreative, SunExpress vazhdon të fluturojë nga Aeroporti ndërkombëtar i Shkupit deri në Izmir dhe Antalia me fluturime të rregullta gjatë gjithë vitit, njoftojnë nga TAV Maqedoni. 

"Vazhdimi i fluturimeve drejt Izmirit dhe Antalisë të SunExpress dhe futja e tyre në orarin e fluturimeve të rregullta në kuadër të orarit të fluturimeve dimërore të Aeroportit ndërkombëtar të Shkupit, do të jetë mundësi e shkëlqyer për udhëtarët dhe turistët që të vizitojnë këto dy qytete turistike turke jashtë vapës së verës dhe të shijojnë të dy qytetet gjatë gjithë vitit dhe anasjelltas, që njerëzit nga Turqia të vizitojnë Shkupin dhe Maqedoninë e Veriut", tha Nexhat Kurt, drejtor i përgjithshëm i TAV Maqedoni.

Siç njofton TAV Maqedoni, pasagjerët do të mund të shijojnë udhëtimin e tyre në Izmir, metropolin në bregun perëndimor të Anadollit si dhe Antalia, resort kryesor turistik i rivierës turke, gjatë gjithë vitit.

Nga 1 dhe 3 nëntor, fluturimet deri në Izmir dhe Antalia nuk do të funksionojnë më si fluturime çarter, gjegjësisht, nuk do të lidhen me aranzhimet e pakove përmes agjencive turistike. Biletat e linjës ajrore për në Izmir dhe Antalia tani mund të rezervohen direkt përmes faqes së internetit të SunExpress.

 

Në kuadër të aktiviteteve të rregullta të marketingut për promovimin e dy aeroporteve të Maqedonisë në Shkup dhe Ohër te linjat ajrore dhe operatorët turistikë të iniciuara nga TAV Maqedoni, dje në Shkup, së bashku me SunExpress, operatori i aeroportit organizoi ngjarje promovuese në të cilën morën pjesë 30 agjenci turistike të Maqedonisë. Në këtë ngjarje kompania ajrore prezantoi planet e saj për tregun e Maqedonisë, pasi kjo është hera e parë që SunExpress do të fluturojë nga Shkupi gjatë sezonit dimëror dhe hera e parë që fluturimet e tyre për në Antalia do të funksionojnë gjatë periudhës së dimrit.

Biletat e linjës ajrore mund të rezervohen përmes faqes së internetit të linjës ajrore "https:www.sunexpress.com/en", portali B2B dhe si aranzhime të paketave përmes operatorëve turistikë. qa/

Foto: TAV Maqedoni

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR