• e shtunë, 23 nëntor 2024

Sunak: Përkrahja e fuqishme britanike për Ukrainën vazhdon

Sunak: Përkrahja e fuqishme britanike për Ukrainën vazhdon

Londër, 2 janar 2024 (MIA) - Kryeministri britanik Rishi Sunak sot gjatë bisedës me telefon me presidentin ukrainas, Vollodimir Zelenski tha se vendi i tij do të vazhdojë në vitin 2024 fuqimisht ta përkrah Ukrainën në luftën e saj kundër agresionit dhe okupimit.

"Sunak i ka cekur përpjekjet e shtetit që të sigurojë përkrahje ushtarake dhe diplomatike për Ukrainën, posaçërisht përmes dërgesave të reja të armës", njofton Dauning Strit.

Ai, po ashtu ka shprehur ngushëllime për të gjithë ukrainasit e vrarë dhe të lënduar gjatë sulmeve ajrore ruse gjatë Krishtlindjeve.

Rusia në mëngjes ka kryer edhe një sulm masiv ajror në Ukrainë, me ç'rast jetën e kanë humbur të paktën pesë civilë, ndërsa janë lënduar 119 persona, kryesisht në Kiev dhe Harkov, kumtuan autoritetet ukrainase.

Sulmet ruse pasuan si përgjigje të granatimit ukrainas në Bellgorod, ku humbën jetën 25 njerëz.

Londra të premten publikoi se dërgon rreth 200 raketa kundërajrore në Ukrainë që ta përforcojë mbrojtjen e saj, ndërsa në të njëjtën kohë u bëri thirrje aleatëve të saj t'i dyfishojnë përpjekjet për përkrahje ushtarake për Kievin.

Përkrahja ushtarake brianike për Ukrainën deri tani është 4,6 miliardë funta. bsh/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR