• e hënë, 23 dhjetor 2024

Sunak nuk përjashtoi asgjë lidhur me ndihmën ushtarake për Ukrainën

Sunak nuk përjashtoi asgjë lidhur me ndihmën ushtarake për Ukrainën

Londër, 8 shkurt 2023 (MIA) – Kryeministri britanik Rishi Sunak sot deklaroi se "gjithçka është në tavolinë" lidhur me ndihmën ushtarake për Ukrainën, ndërsa presidenti ukrainas Volodimir Zelenski i përforcoi kërkesa për ndihmë nga Perëndimi para bisedimeve me liderët e BE-së. 

"Aeroplanët ushtarakë për Ukrainën ishin "pjesë e bisedimit", tha Sunak në konferencën e përbashkët me Zelenskin, i cili konfirmoi se do t'i bashkohet samitit të BE-së të enjten. Ai kërkoi edhe raketa me rreze të mëdha veprimi.

Ambasada ruse n Britaninë e Madhe e paralajmëroi Londrën të mos dërgojë aeroplanë ushtarakë në Ukrainë, duke potencuar se ky hap do të ketë pasoja për mbarë botën.

Britania e Madhe i publikoi planet e zgjerimit të programit për trajnimin e ushtrisë së Ukrainës që të sigurohet se pilotët e saj mund të fluturojnë me aeroplanë të sofistifikuar sipas standardeve të NATO-s.

QËNDRONI TË LIDHUR