• e shtunë, 23 nëntor 2024

Sunak: Nuk ekzistojnë plane që së shpejti të dërgohen instruktorë ushtarakë në Ukrainë

Sunak: Nuk ekzistojnë plane që së shpejti të dërgohen instruktorë ushtarakë në Ukrainë

Londër, 1 tetor 2023 (MIA) - Kryeministri britanik Rishi Sunak sot deklaroi se nuk ka plane për dërgimin e instruktorëve ushtarakë në Ukrainë në një të ardhme të shpejtë.

Disa orë pasi ministri britanik i Mbrojtjes, Grant Shaps deklaroi për "Sandej Telegraf" se dëshiron të sistemojë instruktorë ushtarakë në Ukrainë, Sunak tha se nuk ka plane për dërgimin e instruktorëve britanikë në një të ardhme të afërt në Ukrainë.

"Atë që e tha ministri i Mbrojtjes është se ekziston mundësi që një ditë në të ardhmen të realizojmë një pjesë të asaj stërvitje në Ukrainë", tha Sunak, por theksoi se kjo është çështje afatgjate, e jo çështje e "këtu dhe tani".

Britania e Madhe dhe aleatët e saj deri tani kanë shmangur prani ushtarake zyrtare në Ukrainë që ta zvogëlojnë rrezikun nga konflikti i drejtpërdrejtë me Rusinë.

Zëvendës kryetari i Këshillit për siguri të Rusisë, Dmitrij Medvedev paralajmëroi se instruktorët britanikë në Ukrainë do të jenë cak legjitim të armatës ruse. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR