• e hënë, 23 dhjetor 2024

Sunak: Jemi të gatshëm për një seri skenarësh në Rusi, pas kryengritjes së "Vagnerit"

Sunak: Jemi të gatshëm për një seri skenarësh në Rusi, pas kryengritjes së

Londër, 26 qershor 2023 (MIA) -  Kryeministri britanik Rishi Sunak sot deklaroi se Londra është e gatshme për një sërë skenarësh në Rusi, pas kryengritjes së grupit të mercenarëve "Vagner".

"Është herët që me siguri të parashihet se në çfarë pasojash mund të çojë kjo, por gjithsesi jemi të gatshëm si gjithmonë, për një numër të madh skenarësh", tha Sunak, i transmetuar nga mediat britanike.

Kryeministri britanik potencoi edhe se bëhet fjalë për një situatë të cilën vendi i tij e ka nalizuar dhe ndjekur pasi është e vetëdijshme për efektet destabilizuese potenciale të invazionit rus mbi Ukrainën dhe tensionet midis grupit paramilitar "Vagner" dhe regjimit të Vlladimir Putinit.

Ai shtoi se Britania e Madhe me kujdes është duke e ndjekur zhvillimin e ngjarjeve në Rusi.

QËNDRONI TË LIDHUR