Sunak dhe Makron: Gazës i nevojitet ndihmë urgjente humanitare
- Kryeministri britanik Rishi Sunak dhe presidenti francez Emanuel Makron sot e kanë theksuar nevojën për "ndihmë urgjente humanitare për Gazën" pas intensifikimit të operacioneve ushtarake të Izraelit, kumtoi Dauning Strit.
- Post By Besnik Shuki
- 16:47, 29 tetor, 2023

Londër, 29 tetor 2023 (MIA) - Kryeministri britanik Rishi Sunak dhe presidenti francez Emanuel Makron sot e kanë theksuar nevojën për "ndihmë urgjente humanitare për Gazën" pas intensifikimit të operacioneve ushtarake të Izraelit, kumtoi Dauning Strit.
Në bisedë telefonike dy liderët e kanë shprehur brengosjen e tyre për "rrezikun nga eskalimi në rajon".
Sunak dhe Makron u pajtuan se është e domosdoshme të mos humbet nga mendja ardhmëria afatgjate e rajonit, posaçërisht nevoja për zgjidhje të bazuar në modelin e dy shteteve.
Më shumë se tetë mijë palestinezë janë vrarë në Rripin e Gazës nga fillimi i luftës me Izraelin më 7 tetor, kumtoi sot Ministria e Shëndetësisë në Gazë.
Në anën izraelite janë vrarë më shumë se 1.400 persona, shumica gjatë sulmit të Hamasit në Izrael. bsh/
Foto: MIA arkiv