• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Sunak dhe Fon der Lajen: Marrëveshja për Irlandën e Veriut është një kapitull i ri në marrëdhëniet BE-Britania e Madhe

Sunak dhe Fon der Lajen: Marrëveshja për Irlandën e Veriut është një kapitull i ri në marrëdhëniet BE-Britania e Madhe

Londër, 27 shkurt 2023 (MIA) - Kryeministri britanik Rishi Sunak dhe kryetarja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen sot pas arritjes së marrëveshjes “historike” për aranzhimin tregtar në Irlandën e Veriut, vlerësuan se ajo paraqet një “kapitull të ri” në marrëdhëniet Londër - Bruksel.

Sunak dhe fon der Lajen theksuan se ata besonin se propozimet do të ishin "zgjidhje afatgjata" dhe se kjo është një "kapitull i ri në marrëdhëniet" midis Brukselit dhe Londrës.

Në fillim të konferencës për shtyp në Vindsor, pas së cilës marrëveshja u emërua "Drafti Vindsor", Sunak tha se marrëveshja ishte arritur pas negociatave që nuk kishin qenë të lehta, por do të lejonin "tregtinë e papenguar" përtej detit irlandez, mes Irlandës së Veriut dhe pjesa tjetër e vendit nga Mbretëria e Bashkuar.

Projekt marrëveshja ndër të tjera parashikon një vijë “të gjelbër” dhe një “të kuqe” me shkallë të ndryshme rregullimi, varësisht nëse destinacioni përfundimtar është Bashkimi Evropian.

Sunak tha se Stormont, parlamenti i Irlandës së Veriut në Belfast, do të kietë sovranitet më të madh në vendosjen nëse do të zbatonte rregullat evropiane në territorin e saj.

Fon der Lajen tregoi se marrëveshja do të mundësojë që të njëjtat ushqime dhe ilaçe të jenë në rafte në Irlandën e Veriut dhe në pjesën tjetër të Mbretërisë së Bashkuar.

Marrëveshja parashikon më pak burokraci dhe shkëmbim informacioni në kohë reale, tha Fon der Lajen.

Marrëveshja "mbron tregjet tona dhe interesat legjitime dhe paqen e arritur me vështirësi të arritur nga Marrëveshja e së Premtes së madhe" të vitit 1998, tha kryetarja e KE-së, duke iu referuar marrëveshjes që i dha fund konflikteve midis sindikalistëve dhe republikanëve në atë pjesë të Mbretërisë së Bashkuar.

foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR