• e hënë, 23 dhjetor 2024

Sunak: Britania e Madhe "kryelartë qëndron" në samitin KOP28

Sunak: Britania e Madhe

Dubai, 1 dhjetor 2023 (MIA) - Kryeministri britanik Rishi Sunak tha se ndikimi i Britanisë në samitin e klimës KOP28 nuk duhet të matet me "orët e kaluara" pasi ai përfundoi vizitën e tij 11-orëshe duke njoftuar investimin e ri për elektranës së erës Dogger Bank në brigjet lindore të Britanisë.

Sunak tha se marrëveshja në vlerë 11 miliardë paund (13.94 miliardë dollarë) është arritur nga firmat e energjisë RVE dhe Masdar, të cilat do të ndihmojnë në financimin e projektit më të madh botërorë të erës në det të hapur, transmeton DPA.

Sunak u përball me pyetje në lidhje me kohëzgjatjen e qëndrimit të tij në një konferencë ekologjike në Dubai, por sugjeroi se ndikimi i Britanisë duhet të gjykohet dhe jo arritjet e saj materiale.

"Nuk do ta matja ndikimin tonë këtu me orët e kaluara, por do ta matja atë me gjërat reale që bëjmë që bëjnë ndryshim", tha ai.

Me publikimin e marrëveshjes, Sunak në konferencë tha: "Kjo është një nxitje e madhe për energjinë e rinovueshme në Mbretërinë e Bashkuar, duke krijuar më shumë vende pune, duke ndihmuar në furnizimin me energji të tre milionë shtëpive dhe duke rritur sigurinë tonë të energjisë". 

Ai më parë paralajmëroi 1.6 miliardë paund për financimin ndërkombëtar të klimës, duke përfshirë mbështetjen e projekteve për ndalimin e dëmtimit të pyjeve dhe përshpejtimin e tranzicionit drejt energjisë së rinovueshme. qa/

Foto: "X"

 

QËNDRONI TË LIDHUR