• e hënë, 23 dhjetor 2024

Sunak: Britania e Madhe i mbështet orvatjet e SHBA-së për arritje të armëpushimit

Sunak: Britania e Madhe i mbështet orvatjet e SHBA-së për arritje të armëpushimit

Londër, 28 shkurt 2024 (MIA) - Kryeministri britanik Rushi Sunak sot e ka theksuar mbështetjen e Britanisë së Madhe për përpjekjet e uashingtonit për arritjen e marrëveshjes për armëpushim në Rripin e Gazës, por edhe ka shprehur shqetësim nëse marrëveshja dështim "në afat prej disa ditëve".

Duke iu drejtuar parlamentarëve në Dhomën e poshtme, Sunak iu përgjigj një pyetjeje nëse ai ndante të njëjtin pikëpamje me presidentin amerikan Xho Bajden, i cili së fundmi tha se shpresonte që negociatat e armëpushimit të përfundonin deri në fund të fundjavës së ardhshme.

Ai shtoi se Mbretëria e Bashkuar duhet të jetë krenare për kontributin e saj në "ndihmën për shpëtimin e jetës" për popullin e Gazës.

Presidenti amerikan tha së fundmi se nëse arrihet një marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve, Izraeli do të ndalojë luftën në Gaza gjatë muajit të Ramazanit.

"Ramazani po afron, dhe izraelitët kanë rënë dakord që nuk do të angazhohen në aktivitete as gjatë Ramazanit, për të na dhënë kohë për t'i nxjerrë të gjithë pengjet", tha Bajden. Më herët ai shprehu shpresën se një armëpushim do të arrihet deri më 4 mars.

Dhe presidenti egjiptian Abdel Fatah al-Sisi shprehu sot shpresën se një marrëveshje për një armëpushim në Rripin e Gazës do të arrihet në ditët në vijim.

"Shpresojmë që një armëpushim do të arrihet në ditët në vijim, në mënyrë që të fillojë lehtësimi i vërtetë për njerëzit e Rripit të Gazës në të gjitha fushat", tha Al-Sisi në kryeqytetin egjiptian, Kajro. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR