• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Sulmuesi i supermarketit në SHBA do të përballet me akuza për terrorizëm 

Sulmuesi i supermarketit në SHBA do të përballet me akuza për terrorizëm 

Uashington, 28 korrik 2025 (MIA) - Një person i moshës 42 vjeçare i cili me thik ka sulmuar 11 persona në supermarketin "Uollmart" në shtetin amerikan Miçigen do të përballet me akuzat për terrorizëm dhe tentativë për vrasje, njoftuan autoritetet. 

Sulmi ndodhi të shtunën në qytetin Travers Siti, rreth 400 kilometra në veriperëndim të Detroit. Motivi ende nuk dihet, tha shefi i qarkut Grand Travers, Majkëll Shea.  

I dyshuari, i cili ka dosje policore me raste të mëparshme të sulmeve dhe posedimit të drogës, ka sulmuar me një thikë palosëse me teh 9 centimetra. Ai u mposht nga qytetarët e pranishëm dhe më pas u mor në paraburgim.

Sipas spitalit "Manson Medikal Centar", të gjithë të lënduarit do të mbijetojnë. Një pacient është lëshuar për trajtim në shtëpi, ndërsa dy të tjerë janë në gjendje serioze. 

Në mesin e të plagosurve janë gjashtë burra dhe pesë gra të moshtë prej 29 deri 84 vjet. qa/

Foto: arkivi 

QËNDRONI TË LIDHUR