Sulmohet ueb-faqja e Kuvendit Kombëtar francez
- - Ueb-faqja e Kuvendit Kombëtar francez prej sot në mëngjes është sulmuar si rezultat i një sulmi kibernetik për të cilin përgjegjësinë e mori grupi prorus "NoNejm" (NoName).
- Post By Fitore Curri
- 17:31, 27 mars, 2023

Paris, 27 mars 2023 (MIA) - Ueb-faqja e Kuvendit Kombëtar francez prej sot në mëngjes është sulmuar si rezultat i një sulmi kibernetik për të cilin përgjegjësinë e mori grupi prorus "NoNejm" (NoName).
Sipas ekspertëve të grupit "Tales" hakerët sulmuan ueb-faqen e Dhomës së Poshtme të Parlamentit francez për shkak të mbështetjes së Francës për Ukrainën.
Hakerët në Telegram njoftuan se aksioni i tyre është masë hakmarrëse për shkak të mbështetjes së Francës për Ukrainën, deklaroi drejtori teknik për mbrojtje kibernetike të Tales, Ivan Fontarenski.
"Tales" është grup i krijuar në vitin 1998 me seli në Paris. Punon onllajn dhe është i specializuar për aviacion, mbrojtje, siguri dhe transport tokësor. fc/