• e shtunë, 06 korrik 2024

Sulmohet një konvoj me civilë palestinezë në pjesën veriore të Gazës, mes të vdekurve ka edhe fëmijë

Sulmohet një konvoj  me civilë palestinezë në pjesën veriore të Gazës, mes të vdekurve ka edhe fëmijë

 Gazë, 14 tetor 2023 (MIA) - Në pjesën veriore të Gazës është sulmuar një konvoj  me civilë palestinezë, pasi Izraeli u ka thënë banorëve të largohen nga zona. Sipas njoftimeve të para, mes të vrarëve ka edhe fëmijë.

 Bi-Bi-Si konfirmoi se sulmi ndodhi në rrugën Salah al-Din, një nga dy rrugët e evakuimit nga veriu i Gazës në jug.

 Rruga ishte e bllokuar gjatë gjithë ditës pasi banorët e Gazës nga veriu e dëgjuan paralajmërimin izraelit për t'u larguar nga zona.

 Servisi Publik Britanik raporton se në regjistrimet shihen të paktën 12 trupa. Bëhet fjalë kryesisht për gra dhe fëmijë, mes të cilëve ka edhe fëmijë nga dy deri në pesë vjeç.

 Ministria palestineze e Shëndetësisë bëri të ditur se rreth 70 njerëz janë vrarë në vend dhe fajësoi Izraelin për sulmin.

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR