• e hënë, 01 korrik 2024

Sulmohet me raketë një spital në Ashkelon

Sulmohet me raketë një spital në Ashkelon

Jerusalem, 11 tetor 2023 (MIA) - Një raketë e gjuajtur nga Gaza ka qëlluar një spital në qytetin jugor izraelit, Ashkelon.

Servisi publik izraelit, Kan njoftoi se spitali Barzilaj ka qenë i qëlluar drejtpërdrejtë. Tani për tani nuk ka raporte për viktima.

Një funksionar izraelit paraprakisht deklaroi se Gaza do të bëhet qytet i stendave.

"Gaza do të rafshohet me tokë", tha ai.

Në të njëjtën kohë, agjencia e pavarur palestineze njoftoi se forcat izraelite kanë vrarë tre palestinezë në fshatin Kusra në afërsi të qytetit Nablus në Bregun Perëndimor. Sipas Gjysmëhënës së kuqe palestineze, 11 palestinezë tjerë janë plagosur në sulmin me projektilë. bsh/

Foto: X

QËNDRONI TË LIDHUR