Sulmohet lideri i opozitës turke, Ozgur Ozel
- Lideri i Partisë Republikane Popullore kryesore opozitare në Turqi, Ozgur Ozel, dje u sulmua derisa po largohej nga një përkujtimore në Stamboll.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 10:06, 5 maj, 2025
Stamboll, 5 maj 2025 (MIA) - Lideri i Partisë Republikane Popullore kryesore opozitare në Turqi, Ozgur Ozel, dje u sulmua derisa po largohej nga një përkujtimore në Stamboll.
Ozeli po dilte nga Qendra Kulturore "Ataturk" në qendër të qytetit kur një burrë me flokë thinjura iu afrua dhe e goditi me shuplakë në fytyrë, treguan pamjet televizive.
Ozeli, i cili po merrte pjesë në përkujtim për Siri Sureja Onder, një politikane pro-kurde që vdiq të shtunën, nuk u lëndua në sulm.
I dyshuari është arrestuar, theksoi kryeprokurori publik i Stambollit.
Ministria e Punëve të Brendshme më vonë njoftoi se sulmuesi ishte një burrë 66-vjeçar i cili ka vrarë dy fëmijët e tij në vitin 2004 dhe u lirua me kusht në vitin 2020. Gazeta "Xhumhuriet" raportoi se në vitin 2004 ai qëlloi dhe goditi me thikë djalin dhe vajzën e tij, të moshës 19 dhe 17 vjeç.
Incidenti ka ngjallur frikën për sigurinë e politikanëve në Turqi. Në vitin 2019, paraardhësi i Ozelit si kryetar i RHP, Kemal Kiliçdaroglu, u sulmua teksa merrte pjesë në funeralin e një ushtari në provincën e Ankarasë.
#LATEST — Türkiye’s main opposition leader Ozgur Ozel physically attacked pic.twitter.com/VS9K0539HN
— Türkiye Today (@turkiyetodaycom) May 4, 2025