• e premte, 05 dhjetor 2025

Sulmohet konvoji i presidentit të Ekuadorit, Noboa

Sulmohet konvoji i presidentit të Ekuadorit, Noboa

Kito, 8 tetor 2025 (MIA) – Presidenti i Ekuadorit, Daniel Noboa është i palënduar pasi automjeti i tij u sulmua gjatë protestave nga banorët vendas në pjesën jugore të vendit.

Rreth 500 persona hodhën gurë dhe sende të tjera drejt konvoit të presidentit Noboa në një fshat në Ande.

Ministri i Mbrojtjes Xhan Karlo Lofredo deklaroi se "agresioni me të cilin u sulmua konvoji tregon se ky është një atentat i qartë dhe një akt terrorist kundër presidentit".

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Shteteve Amerikane, Albert Ramdin, e dënoi ashpër sulmin, duke e quajtur atë një "kërcënim për demokracinë". Ai u bëri thirrje ekuadorasve të përmbahen në dialogun paqësor.

Ekuadori u përball me protesta edhe në vitin 2019 ashtu edhe në vitin 2022 për shkak të rritjes së çmimit të karburantit. Pas protestave, autoritetet hoqën dorë nga rritja e çmimit. ls/

Foto: Iks

 

QËNDRONI TË LIDHUR