Sulmit izraelit ndaj Teheranit, Irani iu përgjigj me raketa hipersonike
- Sulmet e ndërsjella midis Izraelit dhe Iranit vazhdojnë për ditën e gjashtë. Ushtria izraelite sot pasdite sulmoi përsëri, siç kumtoim objektiva ushtarake në Teheran, ndërsa Irani u përgjigj me dronë dhe raketa.

Tel Aviv, 18 qershor 2025 (MIA) – Sulmet e ndërsjella midis Izraelit dhe Iranit vazhdojnë për ditën e gjashtë. Ushtria izraelite sot pasdite sulmoi përsëri, siç kumtoim objektiva ushtarake në Teheran, ndërsa Irani u përgjigj me dronë dhe raketa.
Përderisa sulmet ndaj kryeqytetit të Iranit vazhduan, Garda revolucionare iraniane lëshoi një urdhër për evakuimin e banorëve të Tel Avivit.
Paralajmërimi për evakuim u lëshua pothuajse në të njëjtën kohë kur IDF kumtoi se kishte kapur dy dronë në zonën e Detit të vdekur.
Ndërkohë, agjencia iraniane e lajmeve Mehr njoftoi se Irani ka lëshuar raketa Fatah drejt Izraelit. Fatah është një raketë hipersonike, e cila mund të udhëtojë të paktën pesë herë më shpejt se shpejtësia e zërit, ose rreth 6.100 kilometra në orë.
IDF pretendon se në sulmin e sotëm ndaj Teheranit u goditën objektiva ushtarake.
Garda Revolucionare e Iranit kumtoi se disa raketa kanë goditur periferitë veriore dhe lindore të Teheranit. Ndërsa agjencia e lajmeve Fars e Iranit njoftoi se ka pasur shpërthime në qytetin Karaj, në perëndim të Teheranit. Sipas mediave perëndimore, të cilat ende kanë korrespondentë në Teheran, thanë se tym i dendur po ngrihej mbi lagjet lindore dhe juglindore të qytetit.
Më parë, Ministri izraelit i Mbrojtjes, Izrael Kac deklaroi se forcat ajrore sapo kishin “shkatërruar selinë e sigurisë së brendshme të regjimit iranian, krahun kryesor të diktatorit iranian”.
"Siç premtuam, ne do të vazhdojmë të shënjestrojmë simbolet e pushtetit (në Iran) dhe të sulmojmë regjimin e ajatollahut", theksoi Kac.
Sipas televizionit shtetëror iranian, Pres TV, në sulmin ajror izraelit është goditur një zonë pranë një objekti të Gjysmëhënës së Kuqe. ls/