• e hënë, 23 dhjetor 2024

Sulmi vdekjeprurës në zemër më së shumti ndodh të hënën

Sulmi vdekjeprurës në zemër më së shumti ndodh të hënën

Londër, 8 qershor 2023 (MIA) - Një hulumtim i ri shkencor tregon se kur zakonisht ndodh numri më i madh i sulmeve fatale në zemër. Ky lloj i sulmit është quajtur STEMI.

Britanikja "British hart faundejshën" njoftoi se STEMI më shpesh ndodh në fillim të javës, gjegjësisht të hënën. Supozimet tani për tani trgojnë se kjo mund të ketë lidhje me stresin ose prishjen e gjumit. 

"Tani duhet të zbulojmë se çka saktë bën që sulmet e zemrës të kenë gjasa të ndodhin në ditë të caktuara. Kjo mund tu ndihmojë mjekëve që më mirë ta kuptojnë atë gjendje vdekjeprurëse që të mund të shpëtojmë më shumë jetë në të ardhmen", deklaroi dr. Nilesh Samani. 

Sipas kardilolugut Xhek Lafan, kjo sipas gjitha gjasave ka të bëjë me stresin nga kthimi në punë. 

"Stresi i rritur shkakton nivelin më të lartë të kortizolit - hormonit të stresit që është i lidhur me rrezikun më të madh nga sulmi në zemër", theksoi ai. 

Për qëllimet e këtij hulumtimi, ishin analizuar të dhënat e 10.528 pacientëve në mbarë Irlandën, të cilët ishin pranuar në spital ndërmjet vitit 2013 dhe 2018. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR