• e enjte, 04 dhjetor 2025

Sulmi ajror izraelit ndaj huthëve jemenas vrau 35 persona

Sulmi ajror izraelit ndaj huthëve jemenas vrau 35 persona

Sana, 10 shtator 2025 (MIA) – Në një sulm izraelit ajror ndaj një strehe të huthëve kryengritës në Jemen sot u vranë 35 persona, ndërsa 130 ishin plagosur, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. 

Shumica e viktimave janë në kryeqytetin Sana, ku në mesin e caqeve ishin edhe një shtab ushtarak dhe një pompë benzine, njoftoi Ministria. 

Sulmi i ushtrisë izraelite ndodhi disa ditë pasi huthët kryengritës përdorën dronë që të sulmojnë një aeroport izraelit. 

Lëvizja huthët njoftoi se Izraeli, gjithashtu, sulmoi një ndërtesë qeveritare në qytetin strategjik verior jemenas Hazm. Zëdhënësi ushtarak i lëvizjes, gjenerali i brigadës Jahja Sari, tha se kryengritësit gjuajtën raketa tokë-ajër ndaj aeroplanëve ushtarakë izraelitë. 

Presidenti Mahdi Al-Mashat, i cili mbështetet nga lëvizja Huthët, premtoi se do të vazhdojë me sulmet sot, duke paralajmëruar izraelitët të “qëndrojnë kryengritës sepse përgjigja është e pashmangshme”. 

Izraeli me muaj i sulmon kryengritësit në Jemen si përgjigje e sulmeve të tyre me raketa dhe sulme me dronë ndaj territorit izraelit, prej të cilave shumica janë kapur. 

Lëvizja kryengritëse jemenase Huthët, e mbështetur nga Irani, kreu dhjetëra sulme me raketa mbi Izrael në shenjë të solidaritetit me palestinezët nga fillimi i luftës në Rripin e Gazës më 7 tetor të vitit 2023. fc/

 

QËNDRONI TË LIDHUR