• e diel, 29 dhjetor 2024
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Sulmet ruse në Ukrainë janë brutale dhe të paarsyeshme, pohon Shtëpia e Bardhë

Sulmet ruse në Ukrainë janë brutale dhe të paarsyeshme, pohon Shtëpia e Bardhë

Uashington, 9 mars 2023 (MIA) - Shtëpia e Bardhë i dënoi sulmet e sotme ajrore ruse në Ukrainë, duke i quajtur brutale dhe të paarsyeshme. Së paku nëntë persona e humbën jetën në serinë e sulmeve me raketa dhe fluturake pa pilot.

"Është shqetësuese t'i shohim këto sulme brutale, të paarsyeshme ndaj infrastrukturës civile në tërë Ukrainën", deklaroi për gazetarët zëdhënësja e presidentit amerikan, Olivia Dalton.

Si rezultat i sulmeve, një pjesë e Ukrainës mbeti pa rrymë. përkohësisht ishte ndërprerë edhe furnizimi me energji elektrike në centralin Zaporozhje - centrali më i madh bërthamor në Evropë. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR