• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Sulmet ndaj paqeruajtësve në Liban mund të jenë krime lufte, paralajmëron shefi i KB-së

Sulmet ndaj paqeruajtësve në Liban mund të jenë krime lufte, paralajmëron shefi i KB-së

Nju Jork, 14 tetor 2024 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i KB-së Antonio Guteresh paralajmëroi se sulmet ndaj paqeruajtësve mund të paraqesin njëkohësisht krime lufte, deklaroi zëdhënësi i tij Stefan Duzharik, pasi që tanket izraelite thyen portën e bazës paqeruajtëse të KB-së në Libanin jugor.

Kjo është edhe një akuzë kundër Izraelit për shkelje dhe sulme ndaj misionit paqeruajtës të KB-së - UNIFIL - ditëve të fundit.

"Paqeruajtësit e UNIFIL-it mbeten në të gjitha pozicionet, ndërsa flamuri i KB-së vazhdon të valojë", theksohet në kumtesën e Duzharikit.

"Sekretari i përgjithshëm përsërit se personeli i UNIFIL dhe lokacionet e tij në asnjë mënyrë nuk duhet të jenë caqe të sulmeve. Sulmet kundër paqeruajtësve janë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, duke përfshirë dhe të drejtën ndërkombëtare humanitare. Ato mund të paraqesin krime lufte", shtoi ai. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR