• e premte, 11 korrik 2025

Sulme të reja raketore ndaj Teheranit, armata iraniane parandaloi disa predha

Sulme të reja raketore ndaj Teheranit, armata iraniane parandaloi disa predha

Teheran, 13 qershor 2025 (MIA) - Televizioni shtetëror iranian kumtoi se sot janë aktivizuar mbrojtjet ajrore nëpër tërë vendin, pasi që ishin vërejtur sulme të reja raketore ndaj kryeqytetit Teheran.

Sipas televizionit Press TV, disa raketa janë hasur në jug të Teheranit, përderisa rrjeti shtetëror IRIB njoftoi se pjesa perëndimore e Teheranit është goditur nga sulme të reja, transmeton Si-En-En. Qyteti Karaxh, i cili ndodhet në afërsi të kryeqytetit, gjithashtu ishte cak i sulmeve, ceket në raportet e mediave.

Televizioni nuk saktësoi nëse ka viktima apo dëme materiale. Si-En-En kumtoi se i janë drejtuar armatës izraeltie për koment, por deri më tani nuk ka përgjigje zyrtare. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR