• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Sulme të reja raketore mbi Ukrainën, Zelenski i pakënaqur nga mirëmbajtja e strehimoreve

Sulme të reja raketore mbi Ukrainën, Zelenski i pakënaqur nga mirëmbajtja e  strehimoreve

Kiev, 24 qershor 2023 (MIA) -  Rusia, gjatë natës së kaluar ka gjuajtur projektile të reja mbi qytetet ukrainase, kumtuan autoritetet ukrainase.

Kryebashkiaku i Dnjeprit, Boris Filatov, në kanalin Telegram publikoi se "disa shtëpi janë shkatërruar në tërësi".

"Pas shpërthimit pati një krater të madh. Ka viktima", shkroi Filatov.

Shefi i administratës ushtarake të Kievit, Sergij Popko, deklaroi se mbrojtja kundërajrore i ka shkatërruar "më shumë se njëzet projektile në hapësirën ajrore rreth Kievlit". Mbetjet e projektileve kanë shkaktuar shkatërrime dhe zjarr në ndërtesën prej 24 katesh. Së paku dy persona janë lënduar, tha ai.

E gjithë Ukraina ishte në alarm ajror mbi një orë, ndërsa për shpërthime ishin denoncuar në Harkov, qytetin e dytë për nga madhësia në vend, Dnjepër, në Ukrainën qendrore si edhe në qytete të tjera. 

Autoritetet u bënë thirrje banorëve të Mikollaevit dhe Hersonit të rrinë në strehimore.

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski mbrëmë kryesoi me Këshillin e Sigurisë Nacionale dhe Mbrojtjes dhe bisedoi për sigurinë e popullit ukrainas, reformat gjyqësore dhe inkuadrimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian.

"Sot jemi duke e vëzhguar situatën me strehimoret në rajonet dhe qytetet të cilat janë terrorizuar në mënyrën më intensive nga armiku", tha Zelenski në videon në Telegram.

"Situata është mjaft cinike dhe e turpshme në ato qytete që kanë mjete të financiare të konsiderueshme, por për fat të keq kanë prioritete të tjera", shtoi ai. Ai potencoi se autoritetet lokale është dashur të përgatisin strehimore dhe të "sigurojnë qasje të papenguar në to 24 orë në ditë".

Disa rajone, përfshirë edhe Kievin, u kritikuan për mirëmbajtjen e keqe të strehimoreve, por nuk u emëruan liderët lokalë përgjegjës për gjendjen e tillë të srehimoreve.

foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR