• e hënë, 21 tetor 2024

Sulme kibernetike në shumë organizata shtetërore ukrainase

Sulme kibernetike në shumë organizata shtetërore ukrainase

Kiev, 26 janar 2024 (MIA) - Organizata të mëdha shtetërore ukrainase kanë paraqitur sulme kibernetike në sistemet e tyre të infomimit, raportojnë mediat ukrainase. Midis tyre është edhe kompania shtetërore e energjisë ukrainase "Naftogas".

"Ueb-faqet tona dhe qendra për shërbimin e klientëve nuk punojnë", publikuan nga "Naftogas" në Telegram.

Shërbimi postar kombëtar i Ukrainës Ukrposhta ka bërë të ditur për "defekt teknik të konsiderueshëm" në sistemet e tij kompjuterike. Ukrtransbezpeka, agjencia shtetërore për siguri të transportit që e mirëmban sistemin e kalimit kufitar për shoferët ukrainas, gjithashtu ka paraqitur problem me qendrën e saj për të dhëna. Qendra e konventave dhe sistemi për bileta për hekurudhat shtetërore ukrainase, gjithashtu kanë paraqitur sulme të dyshuara kibernetike.

Burime të afërta me Qeverinë ukrainase deklaruan se ka edhe "viktima" të tjerë, kryesisht në sektorin financiar dhe bankar. rq/mb/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR