• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Sulme ajrore izraelite në Gazë pasi Hamasi lëshoi ​​raketa drejt Tel Avivit

Sulme ajrore izraelite në Gazë pasi Hamasi lëshoi ​​raketa drejt Tel Avivit

Tel Aviv, 13 gusht 2024 (MIA) - Një raketë e lëshuar nga Rripi i Gazës u rrëzua në afërsi të Tel Avivit, ndërsa krahu i armatosur i organizatës palestineze Hamas mori përgjegjësinë për sulmin, kumtoi ushtria izraelite.

Sulmi i mëparshëm me raketa i lëvizjes islamike drejt Tel Avivit ishte para më shumë se dy muajve.

Brigadat e Iz Ad-Din Al-Kasam, krahu i armatosur i "Hamasit", sot kumtuan se lëshuan "dy raketa M90 drejt Tel Avivit dhe paralagjeve të tij" nga Rripi i Gazës. Nga ana e saj, ushtria izraelite kumtoi se "raketa e identifikuar nga Rripi i Gazës ra në zonën detare të Izraelit qendror", rreth 70 kilometra nga territori palestinez.

Ky lansim vjen pas publikimit të Izraelit të enjten se po dërgon negociatorë për të rifilluar bisedimet e paqes në Gaza. Hamasi, nga ana tjetër, kumtoi se më shumë preferon një plan në tri faza për të arritur armëpushim të përhershëm, të propozuar në fund të majit nga presidenti amerikan Xho Bajden, "në vend të negociatave të mëtejshme".

Sot, të paktën 19 palestinezë u vranë në sulmet ajrore izraelite në Gazë, pas çka gjashtë persona janë vrarë në një sulm në Deir al-Balah, mes të cilëve një nënë dhe dy foshnjat e saj binjake katërditëshe. Shtatë palestinezë u vranë në një sulm në një shtëpi në kampin Al-Burexhi. Katër persona u vranë në një sulm në kampin al-Magazi në pjesën qendrore të enklavës palestineze, ndërsa dy në një sulm në një ndërtesë banimi në qytetin e Gazës, në pjesën veriore të Rripit të Gazës.

Armata izraelite, "Xhihadi Islamik" dhe "Hamasi" kumtuan se po luftojnë në disa rajone të Gazës. Forcat e armatosura të Izraelit kumtuan se vranë palestinezë të armatosur dhe çmontuan strukturat ushtarake në Kan Junis, zbuluan armë dhe eksplozivë në Rafa dhe kryen sulme ndaj raketave dhe snajperëve në pjesën e Gazës qendrore. rq/

Foto: arkivi/ilustrim

 

QËNDRONI TË LIDHUR