• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Sulm në një kishë në Stamboll: Dy burra hapën zjarr ndaj besimtarëve, një person është vrarë

Sulm në një kishë në Stamboll: Dy burra hapën zjarr ndaj besimtarëve, një person është vrarë

Stamboll, 28 janar 2024 (MIA) - Në kishën katolike Shën Mëria në Stamboll dy sulmues hapën zjarr ndaj besimtarëve, ndërsa sipas informatave të para në mediumet turke, një person është vrarë.

Sipas infirmatave të marra, të shtënat ndodhën gjatë shërbesës fetare të së dielës kur dy persona të maskuar hapën zjarr në oborrin e kishës.

"Gjatë të shtënave, në kishë mbisundonte panik i madh. Në rajon janë dërguar shumë ekipe policore dhe mjekësore. Sulmuesit ikën në këmbë nga vendi i krimit", shkruan "Xhumhuriet".

Për sulmin foli edhe ministri turk i Punëve të Brendshme, Ali Jerlikaja.

"Rreth orës 11:40 në rajonin e kishës Santa Maria, dy persona i sulmuan besimtarët në kishë. Ata ishin të maskuar. për fat të keq një person e humbi jetën. Filloi hetim energjiok për këtë çështje. Më së ashpri e dënojmë këtë sulm të ulët. Gjurmimi për sulmuesit është në rrjedhë".

Sulmi është dënuar edhe nga prefekti i Stambollit, Ekrem Imamogllu.

"E dënoj sulmin e armatosur gjatë shërbesës fetare të së dielës në kishën e Shën Mërisë. Dëshiroj mëshirë të Zotit për personin që humbi jetën dhe rikuperim të shpejtë për të lënduarit. Asnjëherë nuk do të lejojmë ta shkatërrojnë unitetin dhe qetësinë tonë", potencoi prefekti i Stambollit. ab/

foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR