• e diel, 22 dhjetor 2024

Sulm me sëpatë në një tren francez: Katër të lënduar, dy në gjendje të rëndë

Sulm me sëpatë në një tren francez: Katër të lënduar, dy në gjendje të rëndë

Paris, 4 nëntor 2024 (MIA) - Katës persona janë lënduar sot gjatë sulmit me sëpatë në një tren francez, kumtoi policia franceze, transmeton DPA. 

Zëdhënësi i policisë deklaroi se sulmi në rajonin e Parisit isht akt hakmarrjeje. Dy të lënduar janë në gjendje të rëndë, ndërsa dy të tjerët janë me lëndime më të lehta. Rrethanat e sakta të sulmit ende nuk janë sqaruar.

Operatori hekurudhor SNCF kumtoi sot në rrjetin social “Iks” se një incident ka ndodhur në një tren në Ozuar-la-Ferier, në juglindje të Parisit. Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe zjarrfikëset. Nuk ka detaje të tjera për incidentin, por në publikimin thuhet se disa trena janë anuluar.

Mediat franceze njoftojnë se në tren ka ndodhur një diskutim gjatë të cilit një person është goditur me sëpatë në kokë, ndërsa një udhëtari tjetër i është prerë dora. Dy të tjerët kanë lëndime më të lehta. 

Sipas burimeve policore, siç transmetojnë mediat lokale, katër të lënduarit janë minorenë të moshës 16 dhe 17 vjeç, të cilët janë sulmuar rrugës për në shkollë. Ata janë dërguar në spital, ndërsa prognoza e mjekëve është jashtë rrezikut për jetën.

I dyshuari për sulmin është një djal 16 vjeçar i cili u arrestua, kumtoi burimi policor për AFP, transmeton Frans24. Në shtëpinë e tij është gjetur dhe sekuestruar sëpata. 

Diskutimi, i cili u kthye në një përleshje të dhunshme, nisi teksa treni qëndronte në peron. Lëvizja e linjës së rrjetit rajonal ekspres nuk është ndërprerë për shkak të incidentit, kumtuan nga operatori hekurudhor.

Pjesëmarrësit në përleshje përdorën një sërë armësh, duke përfshirë një thikë, një sëpatë, një shpatë katana japoneze dhe shkopinj bejsbolli. ls/

Foto: Arkiv 

 

QËNDRONI TË LIDHUR