• e premte, 05 dhjetor 2025

Sulm masiv me dronë në Moskë, mbyllen aeroportet

Sulm masiv me dronë në Moskë, mbyllen aeroportet

Moskë, 6 maj 2025 (MIA) - Katër aeroportet kryesore në Moskë përkohësisht janë mbyllur për arsye sigurie, kumtoi agjencia ruse e aviacionit "Rosaviatia" në Telegram.

Prefekti i Moskës, Sergej Sobjanin, në rrjetet sociale publikoi se të paktën 19 dronë ukrainas janë shkatërruar para se të arrijnë në qytet, "nga drejtime të ndryshme".

Ai tha se disa pjesë të dronëve të rrëzuar kanë rënë në një nga rrugët kryesore drejt Moskës, por nuk kishte viktima.

Ukraina paraprakisht publikoi se të dielën e ka qëlluar qendrën komanduese të dronëve në Rajonin e Kurskit, në afërsi të fshatit rus Tjokino.

Moska në prill publikoi se e ka kthyer kintrollin ndaj gjithë rajonit, nëntë muaj pasi forcat ukrainase kanë kryer pushtim të papritur. Kievi pretendon se ende ka ushtarë të cilët veprojnë nga ana tjetër e kufirit.

Gjithashtu në Kursk, autoritetet ruse publikuan se trafostacioni elektrik në qytetin Rilsk ka mbetur pa rrymë të hënën pasi u dëmtua në një sulm ukrainas.

Ukraina aktualisht me dronë sulmon shumë rajone në Rusi. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR