• e hënë, 23 dhjetor 2024

Sulm i ri rus në qendër të Harkovit, të paktën pesë të lënduar

Sulm i ri rus në qendër të Harkovit, të paktën pesë të lënduar

Kiev, 4 nëntor 2024 (MIA) - Rusia mbrëmë kreu sulm të ri në qendrën e Harkovit, qyteti i dytë më i madh në Ukrainë duke plagosur të paktën pesë persona, deklaroi guvernatori i rajonit të Harkovit, Oleh Sinjehubov. Një bombë ruse ra në një supermarket në qendër të Harkovit i cili ndodhet në një lagje të qytetit plot me ndërtesa shumëkatëshe. Para sulmit në supermarket, forcat ruse nisën sulme edhe në Harkov, duke goditur zonat më pak të populluara.

Sinjehubov deklaroi se armata ruse goditi një ndërtesë banimi në Kivsharivka, një qytet i vogël në lindje të Harkovit. Në atë sulm u lëndua një person, por druhet se shumë njerëz janë bllokuar nën rrënoja. Guvernatori i rajonit të Harkovit shtoi se bombardimi i vazhdueshëm nga pala ruse krijon problem shtesë për forcat e shpëtimit në terren.

Sulmi i fundit më i madh në Harkov u krye nga Rusia në ditën e fundit të tetorit, kur u godit një ndërtesë banimi, duke vrarë një fëmijë 11-vjeçar dhe duke plagosur rëndë dhe lehtë të paktën dhjetëra persona. qa/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR