• e diel, 22 dhjetor 2024

Sulm i ri rus në Harkov, dy të vdekur, shtatë të plagosur

Sulm i ri rus në Harkov, dy të vdekur, shtatë të plagosur

Kiev, 6 prill 2024 (MIA) - Në sulmin e ri rus mbi Harkov, qyteti i dytë për nga madhësia në Ukrainë, sot në mëngjes u vranë dy civilë, ndërsa shtatë u plagosën, njoftoi guvernatori rajonal Oleg Sinegubov në Telegram.

Televizioni publik "Suspilne" informon se është dëmtuar një ndërtesë shumëkatëshe në lagjen Shevçenkovski, ndërsa po digjet edhe një shitore. Mediat e tjera njoftuan se sulmi ka ndodhur pak pas mesnate. 

Më parë Sinegubov njoftoi për sulm në Harkov ndaj një ndërtese banesore dhe sulm me raketa ndaj një fshati në veri të qytetit. Nuk ka informacione për viktima në të dyja incidentet. 

Harkovi, në verilindje të Ukrainës, ishte cak i shpeshtë rus, ndërsa sulmet u intensifikuan gjatë javëve të fundit. Të mërkurën, në një sulm me fluturake pa pilot mbi qytet humbën jetën katër persona dhe ishte shkaktuar dëm i madh i blloqeve banesore. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 



QËNDRONI TË LIDHUR