• e shtunë, 29 qershor 2024

Sulm ajror në afërsi të vendkalimit Rafah

Sulm ajror në afërsi të vendkalimit Rafah

 Gazë, 16 tetor 2023 (MIA) - Në rajonin rreth vendkalimit Rafah midis Gazës dhe Egjiptit është kryer sulm ajror, lajmëroi korrespondenti i Bi-Bi-Si-së nga Rripi i Gazës.

 Është dëmtuar ndërtesa nga ana e vendklaimit në Gazë, si dhe rruga. 

Turma njerëzish sot janë mbledhur në Rafah pas informacioneve se vendkalimi do të hapet përkohësisht  gjatë armëpushimit të shkurtër.

 Edhe Izraeli edhe Hamasi i mohuan ato raporte, ndërsa zëdhënësi  i KB-së tha se nuk ka përparim në një rihapje të plotë.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR