• e hënë, 23 dhjetor 2024

Sulltan Ibrahim është mbreti i ri i Malajzisë

Sulltan Ibrahim është mbreti i ri i Malajzisë

Kuala Lumpur, 31 janar 2024 (MIA) - Sulltan Ibrahim nga shteti jugor Xhohor në një ceremoni në Pallatin kombëtar në Kuala Lumpur u betua si mbreti i ri i Malajzisë.

Monarkia ka rol kryesor ceremonial në Malajzi, por ndikimi i saj u rrit vitet e fundit, duke e shtyrë mbretin të përdorë fuqitë diskrecionale të përdorura rrallë për të shuar paqëndrueshmërinë politike.

Sipas sistemit të vetëm të monarkisë, krerët e nëntë familjeve mbretërore malajziane në çdo pesë vjet rrotullohen si mbret, të njohur si "Jang di-Pertuan Agong".

Sulltan Ibrahim (65) e trashëgoi Al-Sulltan Ambulla Ahmad Shah, i cili kthehet në krye të vendlindjes së tij Pahang pas përfundimit të mandatit të tij pesëvjeçar si mbret.

Sulltan Ibrahim shquhet për ndershmërinë dhe personalitetin e tij dhe deri më tani shpesh herë është përfshirë në çështje politike në vend, edhe pse monarkia konsiderohet se është mbi politikën.

I njohur për koleksionin e tij të madh të automobilave dhe motoçikletave luksoze, Sulltan Ibrahim ka interesa të gjera afariste nga pasuritë e patundshme deri te minierat, duke përfshirë edhe një pjesë në Forest Siti - projekt për zhvillimin e Xhohorit, me vlerë prej 100 miliardë dollarë. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR