• e hënë, 23 dhjetor 2024

Suedia sot zyrtarisht do të bëhet anëtarja e 32-të e NATO-s

Suedia sot zyrtarisht do të bëhet anëtarja e 32-të e NATO-s

Uashington, 7 mars 2024 (MIA) - Suedia, pas dy shekuj neutraliteti dhe dy vjet pas aplikimit, sot zyrtarisht do të bëhet anëtarja e 32-të e NATO-s, që është një hap i madh për një vend i cili deri më tani i është përmbajtur mosndërlidhjes ushtarake që të mos e tërheqë zemërimin e Moskës.

Kryeministri suedez, Ulf Kristerson në Uashington zyrtarisht do t'ia dorëzojë dokumentet për ratifikim kreut të diplomacisë amerikane, Entoni Blinken, deri te të cilat vendi arriti pas përpjekjeve të gjata me anëtarët individualë të Aleancës.

Flamuri suedez kaltër-verdhë do të ngrihet para selisë së NATO-s në Bruksel të hënën.

Javën e kaluar, Rusia premtoi se do të marrë "kundërmasa" në përgjigje të pranimit të Stokholmit në Aleancë, të cilat do të varen "nga kushtet dhe qëllimi i integrimit të Suedisë në NATO".

Me pranimin e Suedisë, pas Finlandës vitin e kaluar, të gjitha vendet me dalje në Detin Baltik, me përjashtim të Rusisë, janë tani anëtarë të Aleancës Atlantike.

Suedia dhe Finlanda, edhe pse ushtarakisht afër SHBA-së, historikisht kanë preferuar të qëndrojnë larg NATO-s, e formuar gjatë Luftës së Ftohtë kundër ish-Bashkimit Sovjetik. Edhe pse Suedia kontribuon në forcat paqeruajtëse ndërkombëtare, ajo nuk ka parë luftë që nga konflikti me Norvegjinë në 1814. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR