• e enjte, 04 dhjetor 2025

Suedia pezullon ndihmën për vendet e tjera për të rritur mbështetjen për Ukrainën

Suedia pezullon ndihmën për vendet e tjera për të rritur mbështetjen për Ukrainën

Stokholm, 11 shtator 2025 (MIA) – Qeveria suedeze do të ndajë 7,47 miliardë dollarë shtesë për ndihmë ushtarake për Ukrainën gjatë dy viteve të ardhshme, tha ministri suedez i Mbrojtjes, Pal Xhonson, duke shtuar se Stokholmi do ta ndihmojë financiarisht edhe Poloninë nëse është e nevojshme.

Xhonson theksoi se ndihma për Ukrainën është përmes blerjes së sistemeve mbrojtëse dhe pjesëve të tyre, të tilla si sistemet e artilerisë Arçer.

"Çdo ditë po punojmë për ndryshime të vështira në prioritete, sepse duhet të rrisim mbështetjen për Ukrainën... disa vende dhe operacione do të lihen në plan të dytë", deklaroi ministri suedez për bashkëpunim, Benxhamin Dusa.

Kjo do të thotë që Suedia do të ndalojë së ofruari ndihmë për vendet e tjera. Qeveria suedeze ka vendosur tashmë të ndërpresë gradualisht ndihmën për zhvillim për Mianmarin. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR