• e premte, 05 dhjetor 2025

Suedia mund t'i shesë Ukrainës ndërmjet 100 dhe 150 aeroplanë luftarakë "Gripen"

Suedia mund t'i shesë Ukrainës ndërmjet 100 dhe 150 aeroplanë luftarakë

Stokholm, 22 tetor 2025 (MIA) – Suedia negocion për shitje të ndërmjet 100 dhe 150 aeroplanëve ushtarakë “Saab Jas Gripen” Ukrainës, deklaroi sot kryeministri Ulf Kristerson pas takimit me presidentin ukrainas, Volodomir Zelenski. 

Zelenski tha se Ukraina ka për qëllim t’i vendosë dhe të fillojë t’i shfrytëzojë “Gripen” tashmë nga viti i ardhshëm. 

“Për armatën tonë ‘Gripen’ janë prioritet”, tha Zelenski në konferencën e sotme për media me Kristerson. 

Dy liderët e vizituan Linkopingun, në jug të Suedisë, dhe fabrikën lokale të “Saab”, prodhuesin e aeroplanit luftarak “Gripen” JAS 39. 

“Plotësisht jemi të vetëdijshëm se kemi rrugë të gjatë para nesh. Por, prej sot ne jemi të përkushtuar në hulumtimin e të gjitha mundësive për furnizim të Ukrainës në të ardhmen me numër të madh të aeroplanëve luftarakë Gripen”, tha Kristerson. 

Mundësia për dërgesën e “Gripen” në Ukrainë shqyrtohej në dy vitet e fundit, por ishte shtyrë që të mundet Kievi të përqendrohet në vendosje të aeroplanëve luftarakë amerikanë F-16 që filloi gushtin e kaluar. 

“Gripen” është në përdorim nga viti 1996, ndërsa “Saab” gjithsej ka prodhuar rreth 280 aeroplanë. fc/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR