• e diel, 22 dhjetor 2024

Suedia, Finlanda dhe Turqia në Bruksel u dakorduan për bisedime të mëtutjeshme për anëtarësimin në NATO-s

Suedia, Finlanda dhe Turqia në Bruksel u dakorduan për bisedime të mëtutjeshme për anëtarësimin në NATO-s

Bruksel, 9 mars 2023 (MIA) - Turqia sot në Bruksel konfirmoi se Suedia dhe Finlanda ndërmorën hapa konkret ndaj kërkesave të Ankarasë lidhur me përmbushjen e kushteve për inkuadrim në Aleancë dhe se tre vendet sërish do të mbajnë takime, deklaroi kryenegociatori suedez në procesin e inkaudrimit në NATO, Oskar Stenstrom.

"Pamë se Turqia pranoi se Suedia dhe Finlanda ndërmorën hapa konkret në këtë marrëveshje, që është shenjë e mirë", tha Stenstrom në konferencën për shtyp në selinë e NATO-s, transmetuan mediumet britanike.

Diplomati suedez theksoi se tre vendet do të mbajnë takime të reja, por nuk saktësoi datë.

Turqia deri më tnai haptazi e kundërshtoi hyrjen e dy vendeve skandinavike në NATO.

Suedia dhe Finlanda aplikuan për anëtarësim në NATO vitin e kaluar për shkak të shqetësimit në rritje për sigurinë, pasi që Rusia e sulmoi Ukrainën, por hasën në bllokadën e Turqisë, e cila thotë se Stokholmi ka qenë vend-strehim për anëtarët e grupeve terroriste.

Ankaraja kohë më parë theksoi se mund ta miratojë vetëm hyrjen e Finlandës në NATO. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR