• e hënë, 23 dhjetor 2024

Sudani kërkon që komuniteti ndërkombëtar ta shpallë RSF-në për grup terrorist

Sudani kërkon që komuniteti ndërkombëtar ta shpallë RSF-në për grup terrorist

Hartum, 5 maj 2023 (MIA) – Ministria e Punëve të Jashtme e Sudanit i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe Organit ndërqeveritar për zhvillim (IGAD) që të dënojnë Forcën e Mbështetjes së Shpejtë paraushtarake (RSF) për krime kundër shtetit, qytetarëve dhe misioneve diplomatike në vend dhe për t'i shpallur ata grup terrorist.

MPJ-ja sudaneze apelon gjithashtu për zbatimin në kohë të masave të përgjegjësisë ligjore dhe gjyqësore.

RSF ka shpërfillur ligjin ndërkombëtar dhe ka vazhduar sjelljen e saj të papërgjegjshme, duke shkelur kështu armëpushimin e propozuar nga IGAD që hyri në fuqi dje në mëngjes.

RSF nisi një sulm të befasishëm në disa lokacione dje, duke përfshirë zonën ushtarake në Bahri. Sulmet e grupit paramilitar u zmbrapsën, duke u shkaktuar humbje të mëdha.

Grupi paraushtarak thuhet se i ka dëbuar sudanezët nga shtëpitë e tyre dhe i ka përdorur si mburoja njerëzore.

Në muajt e fundit, janë ndezur mosmarrëveshjet midis forcave ushtarake dhe paraushtarake mbi integrimin e RSF në forcat e armatosura, një kusht kyç për marrëveshjen e tranzicionit të Sudanit me grupet politike.

Sudani ka qenë pa një qeveri funksionale që nga tetori i vitit 2021, kur ushtria përmbysi qeverinë e përkohshme të kryeministrit Abdullah Hamdok dhe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. Periudha e tranzicionit e Sudanit, e cila filloi në gusht 2019 pas rrëzimit të presidentit Omar al-Bashir, do të përfundojë me zgjedhjet në fillim të vitit 2024. ls/

Foto: arkiv i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR