• e diel, 22 dhjetor 2024

Stuhia tropike "Franklin" goditi brigjet e Republikës dominikane

Stuhia tropike

Uashington, 23 gusht 2023 (MIA) - Stuhia tropike "Franklin" sot në mëngjes goditi brigjet e Republikës dominikane me pasoja potencialisht tragjike për popullatën, ndërkaq për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme të shiut dhe vërshimeve.

Përderisa stuhia po lëvizë drejt veriut në këtë shtet karibian, meteorologët kumtuan paralajmërime për stuhi tropike tek brigjet jugore dhe veriore të ishullit Hispaniola. bregut jugor të Haitit dhe në Turks dhe Kaikos.

Përfundimisht me orën 11, erërat e stuhisë Franklin arritën shpejtësi prej 65 kilometra në orë, ndërsa stuhia po lëvizë në veri me shpejtësi prej 20 km/h, sipas Qendrës nacionale për uragane.

Aeroportet e ishullit, destinacion popullor, janë mbyllur, ndërsa rreth 200 persona ndodhen në strhimore. Janë mbyllur shkollat, institucionet shtetërore dhe së paku 25 nga 31 provinca të vendit janë nën alarm të kuq.

Mbi 40 akuadukte nuk punojnë me çka janë goditur 830.000 shfrytëzues, lajmëruan një pjesë e meidumeve amerikane. ab/

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR