• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Stuhia tropikale Kanun ka shkaktuar përmbytje në Korenë Jugore, ndërsa janë evakuuar edhe 10.000 persona

Stuhia tropikale Kanun ka shkaktuar përmbytje në Korenë Jugore, ndërsa janë evakuuar edhe 10.000 persona

Seul, 10 gusht 2023 (MIA) - Autoritetet koreanojugore sot kanë evkuuar më shumë se 10.000 persona dhe kanë mbyllur disa shkolla në zonat e prekura nga përmbytjet e shkaktuara nga stuhia tropikale Kanun.

Stuhia Kanun lëvizë drejt kryeqytetit të Koresë Jugore, Seul, njoftuan mediat britanike.

Stuhia mund ta prekë edhe kryeqytetin e Koresë Veriore, Phenian, ndërsa mdiat e atjeshme shtetërore publikuan se armata dhe partia qeveritare ka marrë urdhër që të përgatisin masa për zbutje të vërshimeve.

Në Korenë Jugore sot janë anuluar rreth 350 fluturime dhe 410 linja të trenave, ndërsa më shumë se 10.000 persona jamnë evakuuar në vend të sigurt, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Tash për tash nuk ka viktima, kumtojnë mediat koreanojugore. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR