• e hënë, 23 dhjetor 2024

Stuhia tropikale "Debi" është përforcuar në një uragan dhe po i afrohet Floridas

Stuhia tropikale

Xheksonvill, 5 gusht 2024 (MIA) - Stuhia tropikale "Debi" është forcuar në statusin e uraganit ndërsa i afrohet bregut verilindor të Gjirit të Meksikës dhe do të sjellë një kërcënim serioz për përmbytjet në juglindje të Shteteve të Bashkuara këtë javë, kumtoi Qendra amerikane kombëtare e uraganeve. (NCU).

Uragani ndodhet rreth 160 kilometra në jugperëndim të Tampa, Florida, me erëra maksimale të qëndrueshme prej 120 kilometrash në orë, kumtoi NCU.

 

QËNDRONI TË LIDHUR