• e premte, 20 dhjetor 2024

Stuhia "Helena" u përforcua në uragan, gjendje e jashtëzakonshme në Floridë dhe Xhorxhi

Stuhia

Majami, 25 shtator 2024 (MIA) – Stuhia tropikale Helena sot u intensifikua deri në nivel të uraganit, ndërsa meteorologët paralajmëruan se stuhia do të fuqizohet kur do ta kalojë Gjirin e Meksikës dhe afrohet drejt shtetit federal amerikan Florida. 

Për shkak të “Helenës” popullata bregdetare është evakuuar, shkollat janë mbyllur, ndërsa në Florida dhe Xhorxhi është shpallur gjendje e jashtëzakonshme. 

Më shumë se 40 milionë njerëz në Floridë, Xhorxhi dhe Alabama janë nën alarm për uragane dhe stuhi tropikale. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR