• e diel, 23 shkurt 2025

Stuhia e borës shkaktoi gjendje të jashtëzakonshme në disa shtete amerikane

Stuhia e borës shkaktoi gjendje të jashtëzakonshme në disa shtete amerikane

Uashington, 6 janar 2025 (MIA) - Stuhia e dimrit solli borë, shi të ngrirë dhe temperatura të ulëta në disa qytete të mëdha të SHBA-së.

Autoritetet dhanë paralajmërime për mot t[ë rrezikshëm për rreth 60 milionë njerëz, ndërsa gjendje e jashtëzakonshsme është sshpallur në disa shtete, mes të cilave në Kanzas, Kentaki, Arkanzas, Virxhini Perëndimore dhe Virxhini.

Stuhia lëvizi nga Perëndimi i mesëm drejt Atlantikut të mesëm, me ç'rast Uashingtoni po përgatitet për reshjet e sotme të rrëmbyeshme të borës dhe motit të ftoftë.

Kanzasi dhe pjesa veriperëndimore e Misurit po përballen me stuhi të borës, kumtoi Shërbimi nacional meteorologjik. Rrugët janë të mbukuara me borë dhe akull, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje banorëve t'i evitojnë udhëtimet. Një pjesë e madhe e autosstradës kryesore në Kanzas - Ndërshtetërorja 70 - është e mbyllur tërë ditën për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme të borëss dhe akullit.

Nga pjesa jugore e Ohajos deri në Uashington pritet shtresim i borës prej 15 deri 30 cm. Qindra sshkolla në rajon paraprakisht paralajmëruan sse nuk do të hapen në ditën e parë të javës për shkak të motit të lig, përfshirë edhe shkollat publike në Indianapolis, Indiana, Sinsinati, Ohajo, Uashington, Distrkkti Kolumbia dhe Filadelfia, Pensilvani.

Në pjesën veriore të Kentakit dhe në jug të Virxhinisë Perëndimore, reshjet e shiut të ngrirë dhe shtresat e borës do të shkaktojnë "akumulime të rrezikshme të akullit", kumtoi Shërbimi nacional meteorologjik. Në të njejtën kohë, shtetet federale Arkanzas, Luiziana, Misisipi dhe Alabama kanë paralajmëruar vetëtima të fuqishme të cilat mund të shkaktojnë tornado.

Moti i lig detyroi të anulohen qindra fluturime, përfshirë edhe mbi 275 në Kanzas Siti dhe Sent Luis, Misuri.

Stuhia do të largohet nga brigjet e SHBA-së sonte, por do të sjellë ngrirje të ajrit arktik, që sipas shërbimit meteorologjik do të shkaktojë temperatura ditore të cilat do të jenë dia gradë nën mesataren në rajonet nga perëndimi i mesëm deri në brigjet lindore. ab/

fotо: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR