• e hënë, 23 dhjetor 2024

Stuhia Dara: Erëra të forta prej 113 km në orë në Britani të Madhe

Stuhia Dara: Erëra të forta prej 113 km në orë në Britani të Madhe

Londër, 8 dhjetor 2024 (MIA) - Shërbimi Meteorologjik Kombëtar Britanik lëshoi alarm për erëra të forta që e goditën vendin pas stuhisë Dara.

Në pjesën më të madhe të Anglisë dhe Uellsit në orën 6 të mëngjesit sipas kohës lokale ishte lëshuar meteoalarm i verdhë, ndërsa Irlanda Veriore u përball me erëra prej 97 km në orë, transmeton "Skaj Njuz".

Fuqia e pritur e erës në pjesën më të madhe të Anglisë dhe Uellsit do të jetë nga 56 deri në 73 km në orë, ndërsa erëra të forta prej 113 km në orë do t'i goditin zonat bregdetare.

Sipas "Skaj Njuz", stuhia Dara deri tani mori dy jetë, ndërsa rreth 259.000 amvisëri mbetën pa energji elektrike. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR