• e hënë, 23 dhjetor 2024

Stuhi tropikale në Filipine, 14 persona humbën jetën nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut

Stuhi tropikale në Filipine, 14 persona humbën jetën nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut

Manila, 3 shtator 2024 (MIA) - Një stuhi e fuqishme tropikale sot është larguar nga veriu i Filipineve pasi të paktën 14 persona humbën jetën nga rrëshqitjet e dheut, përmbytjet dhe vërshimet e lumenjve, kumtuan autoritetet filipinase, konkretisht Departamenti për gjendje të jashtëzakonshme dhe fatkeqësi natyrore.

Stuhia tropikale Jagi kaloi pranë qytetit Paoj në provincën Ilokos Norte dhe vazhdoi përmes Detit të Kinës Jugore me erëra deri në 75 kilometra në orë dhe rrëshqitje deri në 125 kilometra në orë.

Sinoptikët paralajmëruan se stuhia tropikale Jagi do të intensifikohet në një tajfun, ndërsa lëvizë drejt veriperëndimit dhe pjesëve të Kinës jugore, por paralajmërimet për stuhinë tropikale mbetën në fuqi në shumicën e provincave veriore të Filipineve, ku banorët u paralajmëruan për një rrezik të vazhdueshëm të rrëshqitjeve të dheut.

Çdo vit, Filipinet goditen nga rreth 20 stuhi tropikale, shumë prej të cilave shndërrohen në tajfune, ndërsa shumica e njerëzve vdesin nga rrëshqitjet e dheut.

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR