• e martë, 26 nëntor 2024

Stuhi të borës në perëndim të SHBA-së, vërshime në lindje, ndërsa tornadot rrezikojnë jugun

Stuhi të borës në perëndim të SHBA-së, vërshime në lindje, ndërsa tornadot rrezikojnë jugun

Uashington, 13 janar 2024 (MIA) - Dhjetëra milionë amerikanë dje ishin ekspozuar në kushte të rrezikshme dhe të dëmshme të motit - stuhi të borës në perëndimin veriperëndimor dhe të mesëm, mot të ftohtë, vërshime në bregun lindor dhe tornado potenciale në jug, që shkaktoi shumë anulime të fluturimeve dhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona. 

Kompanitë ajrore dje anuluan mbi 7.600 fluturime në SHBA, duke përfshirë edhe aeroplanët që kishin zbritur në aeroportin ndërkombëtar O'Hare në Çikago për shkak të erërave dhe borës verbuese.

Në Ajova, kandidatët presidencial republikanë i anuluan aktivitetet e tyre parazgjedhore të caktuara. 

Shërbimi Meteorologjik Kombëtar  (NWS) paralajmëroi se kushtet për stuhi të borës në pjesën më të madhe të pjesës së sipërme në mes të perëndimit, me borë të madhe dhe erëra të fuqishme, do të vazhdojnë edhe sot. 

Në Miçigen, më shumë se 133.000 shtëpi dhe kompani mbetën pa rrymë, si dhe më shumë se 150.000 shfrytëzues në Uiskonsin, Virxhinia Perëndimore, Ohajo dhe Pensilvani, tregojnë të dhënat e shpërndarësit të rrymës „PowerOutage.US“.

"Përbërja e tillë e stuhisë është definitivisht e rrezikshme", tha Zak Tejlor, meteorolog në qendrën meteorologjike „NWS“ në Kolexh Park, Merilend. 

Shërbimi paralajmëroi gjithashtu kundër udhëtimeve të panevojshme, duke vënë në dukje dukshmërinë e dobët në disa rrugë në Çikago, si dhe rreziqet e ngricave dhe hipotermisë në Ajova, ku temperaturat në pjesën më të madhe të shtetit parashikohet të bien nën minus 18 gradë Celsius. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR