• e premte, 05 dhjetor 2025

Stuhi në Bukuresht: Përmbytje, drunj të rrëzuar dhe vonesë fluturimesh

Stuhi në Bukuresht: Përmbytje, drunj të rrëzuar dhe vonesë fluturimesh

Bukuresht, 9 qershor 2025 (MIA) - Stuhi e fortë pasdite përfshiu Bukureshtin, duke shkaktuar përmbytje, kaos trafiku dhe probleme me trafikun ajror. Shiu i rrëmbyeshëm ka zgjatur më shumë se një orë, përmbyti dhjetëra rrugë dhe ngadalësoi automobilat dhe këmbësorët.

Ujë ka hyrë edhe në disa objekte banesore dhe afariste, ndërsa qytetarët dhe turistët e befasuar publikuan mijëra video në rrjetet sociale.

Sipas autoriteteve, era frynte me shpejtësi deri në 70 km në orë dhe rrëzoi shumë drunj, shpesh herë mbi automobila.

Për shkak të motit të ligë, disa fluturime nga Bukureshti fluturuan me vonesë, ndërsa aeroplanët nga Parisi, Shtutgardi dhe Kluzh-Napoka nuk kanë mundur të zbresin në aeroportin ndërkombëtar "Henri Koanda" (Otopeni), dhe ishin rikahëzuar drejt Konstancës dhe Krajovës, kumtuan autoritetet e aeroportit për BTA.

"Lagështia e lartë dhe temperaturat mbi mesataren kontribuojnë në fenomene të tilla, veçanërisht pasi qershori është muaji më i lagësht i vitit në Rumani," tha për Dixhi24 Elena Mateesku, drejtoreshë e Shërbimit Kombëtar Meteorologjik. Ajo bëri të ditur se po vijnë periudha të paqëndrueshmërisë dhe temperaturave të larta deri në 35 gradë. sa/

foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR